Partizani
Partizani pas nisjes së dobët të sezonit 2025-2026, ka ndryshuar “fytyrë” nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja. Në segmentin e 5 ndeshjeve të fundit, “Demat e Kuq” nuk njohin rezultatin negative, ndërsa vijnë pas 3 fitoresh radhazi.
Ata do të “përplasen” në “Arena Egnatia” kundër kampionëve në fuqi ditën e premte. Në posterin e ndeshjes, Partizani ka vendosur sulmuesin Xhuliano Skuka.
Dibrani është rikthyer në versionin e “vjetër”, 2 gola në 2 ndeshjet e fundit, protagonist në ekip. Pas 16 javësh Superiore, kryeqytetasit regjistrojnë 23 pikë, pozicioni i 6-të në tabelë.
View this post on Instagram
Poll
