Vllaznia- Tirana nga sezoni i kaluar
Ditën e shtunë në orën 13:30, Tirana dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të. Klasikja e Shqipërisë i gjen bardheblutë në moment krtitik, vetëm 8 pikë pas 16 javësh.
Me këtë ritëm, të besuarit e Ardian Nuhiut do e kenë shumë të vështirë t’i shpëtojnë rënies nga elita e futbollit shqiptar. Për të ndryshuar rrjedhën e rezultateve dhe rikthyer shpresën, “rekordmenët” e Shqipërisë duhet të ndërrojnë “marsh” që prej sfidës me shkodranët.
Përgjatë 8 ndeshjeve të luajtura si pritës, Tirana nuk ka asnjë fitore, vetëm 2 barazime dhe 6 humbje, tregues negativ. Përballja e së shtunës është rasti i duhur për reflektim.
Poll
