Dinamo ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-3. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Faton Neziri.
“Është një emocion shumë i mirë, shpresoj që do të vazhdojm kështu. Ia arritëm 3 pikëve edhe pse fusha ishte e rënduar, shumë të vlefshme për neve, shpresoj që të vazhdojmë kështu. Në fillim e kam pasur të vështirë për shkak të taktikësh që kërkon Ilir Daja, se s’kam shumë përvojë. Tani kam filluar të marr veten dhe ndeshje pas ndeshje do të bëj më të mirën.
Në fillim kam pasur probleme, por trajneri është shumë i mirë. Tani e kam marrë veten dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Mendoj se do t’ia shpërblej besimin e dhënë trajnerit, sepse më ka besuar shumë që të vazhdoj në çdo ndeshje”, tha Neziri.
