
Nasr
Saleh Nasr ka lënë gjurmë në sezonin e tij të parë në Superiore. Gjysmën e sezonit, sulmuesi e luajti me Teutën, ndërsa pjesën tjetër me Skënderbeun.
Në total egjiptiani ka kontibuar në 14 gola. 11 gola dhe 3 asiste, duke tërhequr kështu vëmendjen e ekipeve të tjera. Për 25-vjeçarin ka interes nga skuadra e Egnatias.
Rrogozhinasit dëshirojnë transferimin e sulmuesit para kupave të europës, gjithashtu edhe për sezonin e ri. Fakti që egjiptiani e njeh mirë kampionatin shqiptar, bën që të përshtatet kollaj te kampionët.
Poll