
Itodo Mandela, Baton Zabërgja dhe Klevi Qefalija
Itodo Mandela ishte një nga më të mirët për Dinamon në sezonin që lamë pas. Edhe pse disa ndeshje qëndroi jashtë për shkak dëmtimi, sa herë ishte në fushë, nigeriani bëhej protagonist.
Ndërkohë së fundmi, sulmuesi 21-vjeçar në prag të merkatos ka përfunduar në ... Afrikë. Është vetë futbollisti që ka shpërndarë një video në rrjetin social “Instagram”, ku shihet të jetë kthyer në vendlindje, duke u argëtuar me të afërmit e tij.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Itodo mori pjesë në 33 ndeshje me Dinamon. Përgjatë këtyre ndeshjeve, “bomberi” nga Nigeria shënoi 21 gola dhe asistoi në 5 të tjerë.
Video e publikuar nga Itodo Mandela