Ze Gomes ishte një nga autorët e golave të fitores 4-1 të Elbasanit ndaj Tiranës. Futbollisti shënoi golin e 3-të për të tijtë, duke bërë që verdheblutë të fluturojnë drejt 3 pikëve.
Një gol i bukur nga 26-vjeçari, por që është ndjerë shumë nga ai. Jo gjithçka tregohet në fushë e lojës dhe është klubi i Elbasanit që ka zbuluar se futbollisti vetëm 3 ditë më parë ka humbur babain e tij.
Një dhimbje e madhe për Ze Gomes, i cili pavarësisht momentit të vështirë që po kalonte, nuk “tradhtoi” skuadrën dhe luajti me gjithë forcë dhe përkushtim në fushën e lojës. Klubi i shpreh ngushëllime familjes së portugezit, ndërsa shkruan se mendimet dhe lutjet e tyre shkojnë për ta.
“Babai i lojtarit tonë, Ze Gomes, ka ndërruar jetë tre ditë më parë. Pavarësisht dhimbjes së madhe, Ze qëndroi pranë skuadrës dhe kontribuoi me golin e tretë në fitoren tonë.
E admirojmë forcën dhe përkushtimin e tij në një moment kaq të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gomes.
Mendimet dhe lutjet tona janë me ta”, shkruan klubi i Elbasanit.
View this post on Instagram
