Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shënoi gol në ndeshjen e fundit me Dinamon, Baton Zabërgja: I lumtur për kualifikimin e skuarës, Ilir Daja më ka ndihmuar të rritem

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi gol në ndeshjen e fundit me Dinamon, Baton Zabërgja: I
Baton Zabergja

Baton Zabërgja padiskutim ishte një nga heronjtë e Dinamos në fitoren ndaj Hajduk Split. Talenti shqiptar shënoi golin e avantazhit që në pjesën e parë të sfidës, duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi të jashtëzakonshëm.

Për të kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë, pasi luajti në “Air Albania” ndeshjen e fundit me dinamovitët. Zabërgja do të largohet nga “Blutë” dhe do të nisë aventurën e tij të re në Ukrainë te skuadra e Metalist.

“Nëse luajmë të gjithë bashkë, do ta arrijmë suksesin e thamë me çunat. Jam i lumtur për kualifikimin. 

E mira e këtij klubi është që kemi shumë lojtarë të mirë. Në përgjithësi kam kombinuar më të gjithë shumë mirë. 

Duke parë ndeshjen e parë, e pamë që kundërshtari nuk kishte shumë dallim, u futëm në fushë me besim dhe ia arritëm. 

Kur erdha në fillim e kisha problem adoptimin. Daja më ka ndihmuar që të rritem. Sot ka qenë ndeshja ime e fundit me Dinamon, sepse do të udhëtoj tek ekipi i ri”, ka përfunduar lideri i Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7