
Partizani dhe Skënderbeu do të përballen me njëra-tjetrën për të luajtur gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00.
Pasi mësuam edhe ekipin e arbitrave ku kryesor do të jetë Enea Jorgji, rradha është për formacionet zyrtare.
Orges Shehi vjen me 3 bomber në sulm ku Skuka, Bintsouka dhe Mba do të kërcënojnë portën korçare. Nga ana tjetër, Gvozdenovic nuk bën ndryshime duke hedhur formacionin që përdor rregullisht në kampionat.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski; Murataj, Magguete, Rrapaj; Bintsuka, Mba, Skuka. Trajner: O. Shehi
Skënderbeu (4-3-1-2): Alia; Vangjeli, Prençi, Dwumfour, Gërço; Janaqi, Rabiu, Yuri; Liço; Rashica, Nikaj. Trajner: I. Gvozdenovic