Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shau Partizanin në kor pas fitores në derbi, mesfushori kryeqytetas bën postimin e “çuditshëm” në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
Shau Partizanin në kor pas fitores në derbi, mesfushori kryeqytetas
Rijad Kobiljar

Mesfushori i Tiranës Rijad Kobiljar, shkaktoi “zhurmë” pas fitores në derbin e kryeqytetit kundër Partizanit, triumf me përmbysje.

30-vjeçari nga Sarajevo e Bosnje-Hercevogina mori megafonin në dorë dhe filloi të këndojë së bashku me tifozët bardheblu kore ofenduese ndaj rivalit.

Teksa ende nuk është mbyllur java e 33-të në Superiore, ku Disiplina do zbulojë “verdiktin”, nëse do ketë ndëshkim ose jo për Kobiljar, “fantazisti” ballkanas ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, me mbishkrimin “netët e derbit”.

Por ajo që ka befasuar më shumë është tag-u “Elhamdulillah”, e cila vjen nga arabishtja e do të thotë “Falënderimi i takon Zotit”. E vështirë të gjesh qasjen mes sharjeve dhe ofendimeve në kor kundër ekipit rival e më pas, frazë e shenjt për të njëjtën ngjarje.    

Shau Partizanin në kor pas fitores në derbi, mesfushori kryeqytetas
Postimi i Rijad Kobiljar

 

Poll

Lexo gjithashtu