Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sfidojnë Egnatian në transfertë, trajneri Bordin: Ata janë një skuadër e fortë, të mendojmë ndeshje pas ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidojnë Egnatian në transfertë, trajneri Bordin: Ata janë
Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin

Tirana do të rikthehet në fushën e lojës ditën e nesërme, për të zhvilluar sfidën e javës së katërt me Egnatian. Ekipi kryeqytetas do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për t’u përballur në orën 19:00.

Në prag të këtij takimi, trajneri i Tiranës Roberto Bordin ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

“Një pjesë e parë e mirë ndaj Flamurtarit? Duhet të bëjmë dy pjesët mirë sepse nuk mjafton një. Kemi vuajtur shumë në të dytën, por rastet më të mira pas golit të parë i kishim për 2-0. Nuk ia dolëm, mëkat se mund ta mbyllnim ndeshjen. Kemi vuajtur te e dyta, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe pak nga pak me stërvitje do gjejmë formën më të mirë.

Egnatia është një skuadër shumë e fortë, ka një trajner që ka vite që është aty. Ka bërë disa ndryshime, sidomos në mesfushë por ka marrë lojtarë po aq të fortë. Ndaj është një skuadër që luan për të fituar përsëri titullin. Hap pas hapi duhet të përmirësohemi, forma po rritet, mirëkuptimi mes lojtarëve po rritet. Ndaj të shohim qe të mos pësojmë shumë, por të mundohemi të bëjmë diçka më të rëndësishme se në ndeshjen e kaluar.

Gjërat përmirësohen gjithmonë, jo gjithmonë realizohen gjërat që ke përgatitur. Siç e thashë me Flamurtarin ndamë nga një pjesë secila skuadër, një pjesë e parë shumë e mirë, në të dytën sidomos në 20 minutat e fundit vuajtëm një gjendje fizike jo optimale. Ndaj duhet t’i japim vetes, lojtarët duhet të kuptojnë që duhet të rritin ritmin dhe e kemi bërë këtë javë. Kemi kohën për të punuar, duhet të punojmë edhe më shumë.

Në pjesën e parë e përballuam mirë, pësuam rënie në të dytën kur nuk ia dolëm të riniseshim me ndonjë lojtar si Tabeku, Fernandez e Haxhiu të cilët janë të shpejtë. Por skuadra nuk arrinte të ndiqte aksionet. Sigurisht përtej mirëkuptimit taktik është edhe ana fizike sepse kemi vuajtur shumë në fundin e ndeshjes. Por ishte një ndeshje e menaxhuar mirë në pjesën e parë dhe duhet të përmirësojmë kohëzgjatjen e formës fizike.

Çdo ndeshje është e vështirë, unë mendoj gjithmonë ndeshje pas ndeshje që kemi përpara. E radhës është Egnatia dhe përgatitemi për të pa menduar të tjerat. Ecim hap pas hapi, është e kotë pasi çdo ndeshje është e ndryshme nga tjetra, pasi mund të shkosh mirë apo më pak mirë. Ndaj duhet të fokusohesh vetëm në një ndeshje, pastaj mendohet për të tjerat.

Statistikat është e vështirë t’i bësh me pak ndeshje. Është e qartë që kam bërë ndeshjen time të parë tani, me Flamurtarin shkoi mirë, por po flasim për skuadrën kampione të Shqipërisë ndaj është shumë e fortë. Por unë jam i qetë, nuk i kam këto problemet e vëzhgimit të statistikave, por vetëm përgatit ekipin tim dhe lojtarët e mundohem të bëj një ndeshje të mirë që të mund ta fitoj.

Kemi ndonjë lojtar që na mungon se Ismaili e Junior po kthehen nga dëmtimet, por nuk janë ende gati për të luajtur. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion ndaj kemi mundësi të mira zgjedhje mes lojtarëve në dispozicion", u shpreh Bordin.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu