Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sfidë brenda sfidës, Martini dhe Shehi dhurojnë SPEKTAKËL në duelet direkte mes tyre (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidë brenda sfidës, Martini dhe Shehi dhurojnë SPEKTAKËL
Edi Martini - Orges Shehi/ Fotomontazh

Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës padiskutim është supersfida e javës së 26-të të Superiores. Takim ky që do të marrë vëmendjen ditën e nesërme në orën 19:00 në “Loro Boriçi”.

Por kjo nuk  do të jetë vetëm një ndeshje mes skuadrave, por edhe një sfidë mjaft interesante për timonierët e tyre. Edi Martini nga njëra anë dhe Orges Shehi nga ana tjetër premtojnë spektakël dhe do t’i japin më shumë “shoë” kësaj përballjeje.

Siç dihet ish-kapiteni i Skënderbeut do të debutojë në aventurën e tij të dytë te Tirana pikërisht në Klasiken e Shqipërisë, por në karrierën e tij është përballur disa herë me trajnerin shkodran. Dhe bëhet fjalë për periudhën kur Martini drejtonte Teutën dhe Shehi ishte në krye të Tiranës në sezonin 2021-2022, sezon kur edhe e shpalli kampione dhe në  krye të Kukësit në sezonin 2020-2021.

Në 14 përballje direkte në të kaluarën, si për ironi të fatit ka një balancë totalle mes tyre. 6 sfida janë fituar nga Martini dhe po kaq nga Shehi por me dy ekipe të ndryshme, me Tiranën dhe Kukësin, teksa vetëm 2 herë janë ndarë në barazim. Por nëse shikojmë golat e shënuar dhe ato të pësuar, ka një superioritet trajneri i bardhebluve, i cili në portën e Teutës ka shënuar plot 16 gola, ndërsa Martini ka shënuar në portën e Kukësit e Tiranës 12 të tillë. Në këto kushte golavarazhi i golave është +4 për Shehin dhe mbetet të shihet se në anën e cilit do të shkojë Klasikja e Shqipërisë ditën e nesërme dhe kush do të jetë superior ndaj tjetërit.

Poll

Lexo gjithashtu