
Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi i ka adresuar një mesazh tifozëve shkodran pas humbjes në finale kundër Egnatias, aty ku u vendos edhe çështja “titull”. Është fakt se pritshmërit ishin të mëdhaja në kampin kuqeblu, por që pas 24 vitesh pritje, ata duhet të bëjën ende durim. Ja mesazhi i plotë i Presidentit Xhaferi:
“Faleminderit Tifoza! Një falënderim nga zemra për të gjithë tifozët që mbushën "Arenën Kombëtare", që udhëtuan, sakrifikuan dhe i qëndruan pranë Vllaznisë me gjithë shpirt. Prania dhe mbështetja juaj ishte madhështore, ashtu siç vetëm Shkodra di ta bëjë.
Njëkohësisht, ndjej detyrimin t’ju kërkoj ndjesë, veçanërisht tifozave të flaktë dhe besnikë, për rezultatin zhgënjyes dhe mënyrën si përfundoi kjo finale. E dimë se ju dhatë gjithçka për ne, por nuk arritëm t’jua shpërblejmë ashtu siç e meritonit: me trofeun.
Megjithatë, kjo nuk është fundi. Është vetëm një peng që na motivon më shumë. Ne do të rikthehemi, me më shumë forcë, me më shumë uri dhe me më shumë përkushtim. Forca Vllaznia, krenaria jonë qe nuk shuhet kurrë!”