Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Rruga vazhdon", presidenti Alban Xhaferi në delir pas fitores me Partizanin: Këto momente bëjnë Vllazninë e madhe

Shkruar nga NEWSPORT

 

"Rruga vazhdon", presidenti Alban Xhaferi në delir pas fitores me
Vllaznia

Vllaznia është në rrugën e duhur për të shpresuar në fitimin e titullit kampion në Shqipëri këtë edicion 2025-2026. Shkodranët mposhtën në javën e 30-të një kundërshtar direkt për "Final Four" me rezultatin 2-0, duke vazhduar marshin drejt "kurorës". 

Kuqeblutë i gëzohen po ashtu dhe humbjes së Elbasanit në kryeqytet, sfidë e cila përfundoi në favor të Dinamos me rezultatin 4-1. Kështu, skuadra ndihet më e qetë në kreun e klasifikimit pasi distanca është rikthyer sërish në plus 3 nga ndjekësit më të afërt. 

Për t'i dhënë më shumë kuptim atmosferës pozitive në Shkodër, është kujtuar dhe presidenti i klubit Alban Xhaferi i cili në postimin e bërë në Instagram, ka ndarë një foto të shkrepur në dhomat e zhveshjes, duke dhënë mesazhe të qarta drejtuar rivalëve për fazën e mbetur të kampionatit. 

POSTIMI

"Këto janë momentet që e bëjnë Vllazninë të madhe.

Kjo skuadër po tregon çdo ditë se çfarë do të thotë përkushtim, karakter dhe dashuri për fanellën.
Faleminderit djemve, stafit dhe tifozëve që janë gjithmonë pranë nesh.

Çdo mbështetje për ekipin, përfshirë edhe iniciativa si shpërblimet nga institucionet shtetërore apo private, është e mirëpritur dhe merr vlerë kur shkon në funksion të këtij objektivi dhe qytetit tonë.

Ne vazhdojmë të fokusuar, me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim.
Rruga vazhdon…"

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Xhaferi (@albanixhaferi)

Poll

Lexo gjithashtu