Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rrezikon edhe Bylisin, zbulohet arsyeja e mungesës së titullarit të Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezikon edhe Bylisin, zbulohet arsyeja e mungesës së titullarit
Melo

William Cordiero Melo pritet të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Laçit kundër Bylisit. Një gjë të tillë e konfirmoi trajneri i kurbinasve, Moriero pas takimit kundër Egnatias që u ndal në shifrat 1-1.

Lojtari i fazës ofensive është pikë kyçe te bardhezinjtë që presin rikuperimin e tij për të dhënë kontributin e vet për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Mësohet se braziliani ka probleme në kavilje, ku një inflamacion në tendinë e ka lënë jashtë fushës së blertë.

Kujtojmë që në këtë edicion futbollistik ai ka qenë titullar fiks në radhët e Laçit, ndërsa eksperienca në Superiore me Partizanin dhe Kukësin, i ka dhënë 31-vjeçarit siguri në lojën e tij. Pritet me interes të shihet se kur do të kthehet në fushë, me trajnerin Moriero që përmendi edhe pas takimit me Egnatian.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7