Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 1-0.
Megjithatë, goli i Vllaznisë, i shënuar nga Bekim Balaj, solli debat të “nxehtë” në studion e emisionit “Supergol”. Moderatorja, Hygerta Sako u “përplas” me Klajdi Kolën. Sipas Sakos, ky ishte një gol “offside”, ndryshe nga mendimi i Kolës, i cili shprehet se goli është i rregullt.
Hygerta Sako: Pas vijës blu duket shpatulla e Balajt. Shihet një njollë e bardhë, që mund të jetë këpuca e Balajt.
Klajdi Kola: Për pikën e bardhë kam informacion që është dora e fashuar e lojtarit, Ditës. Nuk është zyrtar.
Hygerta Sako: Nuk e ka dorën e fashuar Dita, e ka Andre dhe është larg. Informacioni yt është justifikues. Ke nevojë për asiste? Ajo është këmba e Balajt, po t’i shikosh takat, janë të bardha.
Klajdi Kola: Gjyqtari i teknologjisë vendos vetëm dy futbollistët që janë më afër.
Hygerta Sako: S’dua t’i bie asnjërit. Por duket qartë që shpatulla dhe këmba e Balajt, është përtej vijës blu, duket që është offside, ma shpjegon ti teknologjinë?
Klajdi Kola: S’merrem me teknologjinë, pjesë e kompjuterit.
Hygerta Sako: Epo t’i besojmë edhe syve tanë, jo vetëm teknologjisë. Ky më duket rregulli më skandaloz, për të anuluar gola milimetrikë (Referohet golit të Bernard Berishës).

