Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rinovimi nuk duket gjëkundi, shkodrani drejt Armenisë

Shkruar nga NEWSPORT
Rinovimi nuk duket gjëkundi, shkodrani drejt Armenisë
Mehdi Coba

Mehdi Çobës i ka përfunduar kontrata me Vllazninë dhe mes palëve aktualisht nuk duket gjëkundi rinovimi. 25-vjeçari me shkodranët në këtë sezon ka luajtur në 35 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.

Por paraqitjet e tij nuk është se kanë bindur plotësisht drejtuesit për të vazhduar bashkëpunimin. Dhe në një situatë të tillë, sulmuesi duket larg Shkodrës. Për shkodranin ka interesime nga ekipe jashtë Shqipërie, saktësisht në Armeni nga skuadra e Urartu.

Ekipi armen kërkon përforcime për sezonin e ri dhe Çoba duket se pëlqehet nga drejtuesit dhe fakti që është lojtari i lirë bën që të tentohet transferimi i tij. Urartu e mbylli sezonin në vendin e 3-të në kampionatin armen, vend që i ka siguruar edhe pjesëmarrjen në kupat e europës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga