Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthimi i Dinamos në “vallen” e Final Four, Starova s’i kursen elozhet për ekipin e Dajës: U kthye fuqishëm, po konfirmon momentin e mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi i Dinamos në “vallen” e Final Four, Starova s’i
Sulejman Starova

"Dinamo u kthye fuqishëm duke mposhtur Egnatian". Kështu mendon Sulejman Starova, i ftuar në emisionin "Scaner" në MCN Tv, pas ndeshjes që skuadra e Ilir Dajës fitoi përballë rrogozhinasve në kryeqytet me rezultatin 2-0. Sipas Starovës, pavarësisht mungesave dhe akuzave drejt trajnerit dhe lojtarëve, dinamovitët kanë gjetur rrugën e duhur. 

"Dinamo e zgjati pak. U akuzuan trajneri, lojtarët, kështu që Dinamo e ka treaguar atë që ka qenë gjatë gjithë kohës. Ndryshe në krahasim me Egnatian. Ndikuan mungesat, me dëmtimet, diçkja që Dinamo e kaloi dhe u kthye fuqishëm duke mposhtur Egnatian. S'ka pasur ndeshje që s'kemi patur fjalë të mira. Vetëm pikët i kanë munguar.

Fitorja me Egnatian është me bonus. Po konfirmojnë momentin më të mirë, ku janë në finalen e Kupës dhe tani po hyn në top 4-she. Ky është një moment i mirë që nuk e kanë të tjerat", u shpreh Starova. 

Poll

Lexo gjithashtu