
Ledjo Pano, Neptun Bajko dhe Skënder Gega
Situata te Partizani, mes klubit dhe tifozëve është shumë e “vakët” javëve të fundit. Ndërkohë që pakënaqësi kanë shprehur edhe ish-futbollistë të kuq, të cilët kanë shkëlqyer me “Demat”.
Ditën e sotme, klubi i kuq prezantoi futbollistin më të ri të ekipit, Victor Da Silva. Por rikthimi i brazilianit te Partizani, nuk është pritur aspak mirë nga një ish i kuq, si Ledjo Pano.
Ky i fundit, në postimin e prezantimit të Da Silvës, nuk ka kursyer aspak “mllefin” ndaj klubit kryeqytetas. “Hahaha filluan pushtllëqet. Bravo vazhdoni. Turp”, shkruan Ledjo Pano.
Një mesazh ky i drejtpërdrejtë për drejtuesit e Partizanit, por pa përmendur emra konkretë.

Komenti i Ledjo Panos
Poll