
Gaz Demi & Mentor Mazrekaj
Mentor Mazrekaj është pa ekip momentalisht. Sulmuesi u largua nga Besa e Kavajës, teksa tashmë është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve, në kërkim të një aventure të re.
Merkato ka hyrë në “periudhën e nxehtë” dhe Mazrekaj është bërë nostalgjik. Në rrjetin social “Instagram”, sulmuesi 36-vjeçari ka publikuar videon e një goli të shënuar përballë Flamurtarit, pikërisht në kohën kur ishte pjesë e “Demave të Kuq”.
Nuk dihet nëse kjo është një “shkelje syri” këtë merkato, apo Mazrekaj është bërë thjeshtë nostalgjik. Kujtojmë se me Partizanin, sulmuesi ka luajtur 102 ndeshje, duke shënuar 12 gola e asistuar në 7 të tjerë.

Postimi i Mentor Mazrekajt në rrjetin social "Instagram"
Poll