
Fotomontazh/ Orges Shehi, Tirana, Partizani
Orges Shehi mbylli sezonin me Ballkanin e tij në Superligën e Kosovës. Trajneri durrsak nuk ia doli që të pasonte me tituj Ilir Dajën, duke e përfunduar në vendin e dytë në kampionat.
Megjithatë, së fundmi Shehi ka bërë një postim mjaft të dyshimtë. Në rrjetin social “Instagram”, 47-vjeçari ka publikuar një foto nga koha kur ishte trajneri i Tiranës.
Mbetet enigmë nëse Shehi e ka bërë këtë veprim thjeshtë për nostalgji, apo kjo ishte një “sms” direkt nga “timonieri”. Vlen të përmendet se gjasat janë të larta që Shehi të largohet nga Ballkani.

Foto e shpërndarë nga Orges Shehi
Poll