Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rënia e lirë e Dinamos, Partizani i hedh “sytë” nga “Final – Four”

Shkruar nga NEWSPORT
Rënia e lirë e Dinamos, Partizani i hedh “sytë” nga
Partizani

Dinamo nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me “Blutë” që në vitin 2026 nuk e njohin ende shijen e fitores. Kjo ka bërë që ekipi i Ilir Dajës të humbasë terren ndaj 3 ekipeve të tjera të kreut, por tashmë edhe të rrezikojë pjesëmarrjen në “Final – Four”.

Kjo ndikuar edhe nga rezultatet e Partizanit. “Demat” për fatin e tyre të mirë kanë përfituar nga hapat “fals” të rivalëve të tyre dhe tashmë e shikojnë veten vetëm 3 pikë larg dinamovitëve.

Dy fitoret e fundit në kampionat ndaj Bylisit dhe në derbi ndaj Tiranës kanë ktheyr optimizmin te “Demat”, të cilët në kuadër të javës së 25-të do të përballen me Flamurtarin. Një trandfertë e vështirë për ta, porn ë dy duelet e kaluara të këtij sezoni kanë arritur të marrin fitore.

Siç dihet kuqezinjtë janë “kafshata” e preferuar e kryeqytetasve, të cilët i kanë vënë tashmë “syrin” vendit të 4-të në renditje, pozicion që të çon në “Final – Four”. Vlen të theksohet se përballja mes Flamurtarit dhe Partizanit është programuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 16:30.

Poll

Lexo gjithashtu