Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

RENDITJA/ Vllaznia dhe Elbasani ndajnë kreun, Egnatia u “qepet” nga pas! Qetësi në Ballsh e Tiranë, vlonjatët “zhyten”

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Vllaznia dhe Elbasani ndajnë kreun, Egnatia u “qepet”
"Abissnet Superiore"

Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u zhvillua gjatë fundjavës me përballje të luftuara dhe rezultate që ndikojnë në garën për “Final 4” dhe në betejën për mbijetesë.

Sfida hapëse e kësaj jave mes AF Elbasani dhe Egnatia, e zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena, u mbyll në barazim pa gola 0-0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë.

Fitore të rëndësishme mori Bylis, që në stadiumin Adush Muça mposhti Flamurtarin 2-1 dhe siguroi tri pikë me shumë vlerë. Në Durrës, përballja mes Teuta dhe Partizanit në stadiumin Niko Dovana përfundoi 2-2, në një sfidë të luftuar deri në fund.

Pa gola u mbyll edhe dueli mes Vllaznisë dhe Dinamo City në stadiumin Loro Boriçi, me rezultatin 0-0. Java u mbyll me suksesin fantastik të KF Tiranës, që në stadiumin Selman Stërmasi mposhti Vorën me rezultatin e thellë 3-0.

Përsa i përket renditjes, Vllaznia dhe Elbasani ndajnë kreun me nga 53 pikë. Ndërkohë që me 2 pikë më pak, Egnatia mban vendin e 3-të. Katërshja e parë plotësohet me Partizanit, ekip i cili ka grumbulluar 44 pikë deri më sot.

Dinamo me 40 pikë mban vendin e 5-të, ndërsa me 38 pikë Teuta renditet e 6-ta. Në vendin e 7-të mbetet Bylis, të cilët kanë 30 pikë. Luftë e fortë nga fundi, pasi Vora dhe Tirana janë respektivisht në vendin e 8-të dhe 9-të, me nga 27 pikë.

Renditjen e “Abissnet Superiores” pas 29 javësh të luajtura, e mbyll ekipi i Flamurtarit. Vlonjatët janë me 24 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien në Kategorinë e Parë.  

RENDITJA/ Vllaznia dhe Elbasani ndajnë kreun, Egnatia u “qepet”
RENDITJA

 

Poll

Lexo gjithashtu