Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

RENDITJA/ Partizani “shijon” zonën evropiane, Dinamo "rrëshqet" në tabelë bashkë me Vorën

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Partizani “shijon” zonën evropiane, Dinamo
"Abissnet Superiore"

Java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e kësaj të hëne me dy sfidat Dinamo City – Partizani dhe Egnatia – Teuta.

Në përballjen e zhvilluar stadiumin “Air Albania”, Partizani arriti një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Dinamo City-t. Skuadra e drejtuar nga Oltion Kernaja ngjitet kështu në vendin e katërt të renditjes me 42 pikë, duke u shkëputur me tre pikë nga vendi i pestë.

RENDITJA/ Partizani “shijon” zonën evropiane, Dinamo
Renditja pas 27 javësh

Spektakël dhe emocione prodhoi edhe sfida e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës, ku Egnatia mposhti 4-2 Teutën, në një ndeshje të luftuar dhe me shumë ritëm që solli plot 6 gola.

Ndërkohë, në sfidat e zhvilluara një ditë më parë, Flamurtari ndali ecurinë pozitive të Vllaznisë, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në Vlorë.

Në kryeqytet, Tirana e drejtuar nga Orges Shehi u mposht 0-1 nga Elbasani, ndërsa Bylisi mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur Vorën 1-0.

Poll

Lexo gjithashtu