Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

RENDITJA/ Egnatia dhe Elbasani "kacafyten" për fronin, Tirana “zhytet” në fund! Dinamo nis t’i shkëputet Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Egnatia dhe Elbasani "kacafyten" për fronin, Tirana
Superiore

AF Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo City ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani mundi shkodranët 1-0 dhe kryeson i vetëm kampionatin me 29 pikë.

Dinamo City mposhti Flamurtarin në transfertë 3-0 dhe ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë.

Po sot, Egnatia mundi Vorën në shtëpi 2-0 dhe me këtë fitore rrogozhinasit renditen të dytët me 28 pikë, një më pak se AF Elbasani.

Partizani fitoi derbin e kryeqytetit, duke mundur Tiranën 2-0 në “Air Albania”. Të kuqtë po kalojnë një moment pozitiv në kampionat dhe numërojnë 20 pikë, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.

E vetmja sfidë që u mbyll në barazim ishte Bylis – Teuta, me rezultatin 1-1.

RENDITJA/ Egnatia dhe Elbasani "kacafyten" për fronin, Tirana
 

 

Poll

Lexo gjithashtu