Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Rëndësi pikët në çfarëdo llojë mënyre”, Andi Ribaj “skanon” fitoren me Vllazninë: Trajner te Flamurtari…

Shkruar nga NEWSPORT
“Rëndësi pikët në çfarëdo llojë
Andi Ribaj

Rikthim te fitorja kundër Vllaznisë, jep “sinjale” se Flamurtari nuk është “dorëzuar” për qendrimin në Superiore. Pas 27 javësh Superiore, vlonjatët shkojnë në kuotën e 24 pikëve, duke lënë përkohësisht vendin e fundit në tabelë dhe shpresuar te vazhdimësia.

Diferenca me Bylisin e vendit të 7-të, pozitë që të mundëson mbijetesën në Superiore është vetëm 3 pikë, çka do të thotë se gjithçka mbetet e hapur, ndërsa janë në lojë edhe 9 javë të tjera, e përkthyer me 27 pikë të mundshme. Trajneri i Flamurtari Andi Ribaj foli për mediat pas sfidës në fjalë:

“Ky 3 pikësh na jep shumë besim për vazhdimësinë. Blloku i mesëm në pjesë e dytë? I thashë lojtarëve ta mbanim topin, ta qarkullonim. Nga situata që kemi në renditje, ishim gati të fitonim në çdo llojë mënyre. Tërheqja pas minutës së 60-të? Siç e thashë edhe më parë, presioni për pikë bën të vetën.

Presioni me Maksutin dhe Bolzan ishte që të godisnim ndeshjen, pra të gjenim golin e dytë, ama nuk ndodhi. I falënderojë djemtë për këtë ndeshje që dhuruan sonte. Sfida e radhës me Elbasanin?

Edhe Elbasani ka një ekip shumë të mirë, janë pragmatist. Dua që duelin e ardhshëm të marrim maksimumin. Trajneri deri në fund të sezonit? Nuk e di, duhet të pyesin drejtorin e ekipit. Nuk di asgjë, po e them parap”.     

Poll

Lexo gjithashtu