
Para pak ditësh Regi Lushkja u largua nga Egnatia për të nisur një aventurë të re në kontinentin aziatik. Një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar në Superiore, u bë pjesë e skuadrës së Tractor në Iran.
Ndërsa ditën e sotme, Lushkja ka shkruar një mesazh emocionues në rrjetet sociale duke i dhënë lamtumirën Egnatias.
Mesazhi i Lushkjes:
Faleminderit Egnatia
Dua të falënderoj nga zemra presidentin e klubit, drejtorin,trajnerin, stafin, bashkëlojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të Egnatias për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe që nga dita e parë. Këtu kam kaluar momente shumë të veçanta që do t’i mbaj gjithmonë me vete.
Përjetova emocione të forta, fitore që më bënë krenar dhe sfida që më mësuan shumë.
Egnatia do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e karrierës dhe jetës sime.
Faleminderit për gjithçka!
View this post on Instagram