
Florenc Farruku nuk do të jetë më pjesë e Burrelit në sezonin e ri. 23-vjeçari është transferuar te skuadra e Dinamos, ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga “Blutë”.
Tashmë për largimin e tij nga matjanët ka reaguar edhe klubi. Burreli falenderon futbollistin për kontributin e dhënë, ndërsa shkruan se largohet si një kapiten dhe lider i ekipit, i cili veshi për herë të parë këtë fanellë që në moshën 7-vjeçare.
Ndër të tjera, klubi thekson se Farruku ka shkruar historinë dhe do të mbetet përjetë në kujtesën e klubit dhe tifozëve.
“Faleminderit, Kapiten Florenc Farruku.
Pas një rruge të gjatë dhe të jashtëzakonshme, i themi mirupafshim një emri që është bërë sinonim me këtë klub. Florenc Farruku, djaloshi që veshi fanellën e Burrelit për herë të parë në moshën 7-vjeçare, largohet sot si një kapiten, një lider dhe një simbol i vërtetë.
Nga viti 2007 me ekipet e moshave, e deri te debutimi me ekipin e parë në 2008 dhe kontributi i pandërprerë deri në 2025, ti ke qenë më shumë se thjesht një futbollist. Ke qenë zemra dhe zëri i fushës. Ke qenë frymëzim për të rinjtë dhe shembull për të gjithë.
Kapiten, me përkushtimin tënd, karakterin, dhe dashurinë për fanellën, ke shkruar një histori që do mbetet përjetë në kujtesën tonë.
Nuk është një lamtumirë. Është një “faleminderit” i madh nga zemra.
Për gjithçka që ke dhënë: Faleminderit, Kapiten!”, ka shkruar klubi i Burrelit.
View this post on Instagram