
Fotomontazh/ Arbitrat e ndeshjes
Në orën 17:00, skuadra e Tetutës do të duelojë me Bylsin, ndeshje e cila do të mbahet në “Niko Dovana”, java e 6-të.
Diferenca mes durrsakëve dhe ballshiotëve është vetëm 1 pikë në tabelë, çka e bën akoma më interesante këtë duel. Janë përcaktuar edhe arbitrat e takimit të mësipërm.
Arbitri kryesor do të jetë Ermis Çelaj, për të vazhduar me asistentët Devis Korreshi dhe Mariglen Llukamni. Detyra e arbitrit të 4-të i takon Olti Çela. Në “VAR” do të jenë Enea Jorgji dhe Silvio Dyrmishi.
Poll