Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presidenti Kapllanaj vjen me premtimin e bujshëm: Shumë shpejt Bylis do ketë stadium të ri  

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti Kapllanaj vjen me premtimin e bujshëm: Shumë shpejt Bylis
Besnik Kapllanaj

Ekipi i Bylisit është duke “përplasur brirët” me Tiranën, java e parë e Superiores, ndërsa para këtij takimi ka folur Presidenti i klubit ballshiot, Besnik Kapllanaj në “RTSH Sport”, duke u ndalur te stadiumi.

Ai ka dhënë një premtim për tifozët, teksa ka të bëjë me ndërtimin e simpiantit të ri: “Kishim vendosur që të bënim disa rikonstruksione në stadiumin aktual, por shumë shpejt do të ndërtojmë një stadium të ri.

Në bashkëpunim me Qeverinë dhe Federatën shpresojmë që të fillojmë të ndërtojmë një stadium të ri. Kemi marrë garanci edhe nga Ministria edhe nga Federata dhe shpresojmë që nga janari të fillojmë të ndërtojmë një stadium të ri, komod dhe modern”.

Poll

Lexo gjithashtu