Foto ilustruese: Alban Xhaferi - KF Tirana
Vllaznia dhe Tirana do të përballen mbrëmjen e së premtes në kuadër të javës së 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 19:00.
Një ditë para, presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi ka “ndezur” sfidën. Në rrjetin social “Instagram”, numri një i Vllaznisë ka publikuar një video të një tifozi të vogël me bluzën e “kuqebluve” nga mesi i Tiranës, në “Sheshi Skënderbej”.
“Kur për Shkodër i flas fmisë, gjithmonë e nisi prej Vllaznisë”, shkruan Xhaferi krah videos.
Poll
