
Alban Xhaferi, president i Vllaznisë
Faza Final Four ka mbërritur më në fund. Katër ekipet më të mira të Superiores do të përballen mes njëra-tjetrës brenda 9 ditëve ku do të shpallet fituesi i titullit kampion. Vllaznia është ndër 4 finalistët dhe do të luftojnë për trofeun e 10-të në historinë e tyre për të vendosur yllin e parë në fanellë.
Presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi, është mjaft aktiv në rrjete sociale ku mundohet t’i qëndrojë pranë skuadrës në mënyra të ndryshme. Së fundmi ai është bërë ‘filozofik’ duke ndar një shprehje të poetit egjiptian Sayyid Qutb (Sejid Kutubi).
"Ai që jeton vetëm për veten e tij, ndoshta jeton i qetë (rahat) por jeton i vogël dhe vdes i vogël", shkruan Xhaferi.
Poll