Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presidenti i Partizanit vesh të kuq Erion Veliajn, kryebashkiaku i jep 150 milionë lekë

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Partizanit vesh të kuq Erion Veliajn, kryebashkiaku i jep 150
Erion Veliaj duke i dhënë premion klubit Partizani

Erion Veliaj i ka akorduar Partizanit premion e 150 milionë lekëve të vjetra. Në eventin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, vetë kryebashkiaku i dha çekun presidentit Gazment Demi raporton Newsport.al.

Premio e përfituar nga Bashkia e Tiranës i takonte Partizanit si klub i kryeqytetit, për shkak se u shpallën kampion 1 vit më parë. Pikërisht në sezonin 2022/23, “demat” fituan për herë të 17 trofeun më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Dhe pse me vonesë, Partizani i mori 150 milionë lekë. Të pranishëm për Partizanin ishin dhe pjestarë të tjerë të klubit. Në fotot e siguruara nga Newsport.al vërehen Genc Tomori, Arbër Abilaliaj dhe Perlat Musta.

Me këtë rast, Partizani i dhuroi Erion Veliaj një fanellë të personalizuar me Partizanin që mbante numrin 1. Kujtojmë se kjo premio vazhdon të jetë në dispozicion të klubeve të kryeqytetit, në rast se fitojnë titullin kampion.

Presidenti i Partizanit vesh të kuq Erion Veliajn, kryebashkiaku i jep 150
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga