Partizani do të përballet me Vorën të enjten në orën 13:30 në “Arenën e Demave”. Ndeshje e cila është e vlefshme për javën e 19-të të Abissnet Superiores. Të dyja skuadrat do të bëjnë gjithçka për të treguar më të mirën e tyre, pasi secila prej synon 3 pikët dhe ngjitjen në klasifikim.
Nga kampi i të “kuqve” nuk ka kohë për pushim, ndërsa ekipi është i investuar maksimalisht në seancat stërvitore. Përkushtimin e tyre gjatë stërvitjeve, klubi e ka treguar edhe me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Faqja zyrtare e Partizanit ka ndarë disa pamje me ndjekësit e saj, teksa "djemtë" e Oltijon Kërnajës synojnë përsosmërinë.
Ndeshja e së enjtes premton shumë, me Partizanin i cili synon autokritikën dhe Vora e cila e ka "jetike" fitoren pasi ndodhet në limitin e "zonës së ftohtë".
