Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Po jetojnë “ëndrrën” në Superiore, Vora falenderon tifozerinë: Ju jeni motivi ynë

Shkruar nga NEWSPORT
Po jetojnë “ëndrrën” në Superiore, Vora
Vora

Vora po kalon një moment të mrekulleshëm si debutuese në Kategorinë Superiore. “Blutë” pozicionohen aktualisht në vendin e tretë të renditjes me 7 pikë të grumbulluara në katër javë.

Fitorja e fundit e Vorës erdhi pak ditë më parë përballë Flamurtarit me rezultatin vendimtar 1-0. Përveç paraqitjes me zemër që ka bërë ekipi në fushën e lojës, një tjetër faktor shtesë ka qenë tifozeria e klubit.

Ultrasit e Vorës kanë qenë të pranishëm në çdo përballje të ekipit duke treguar shpirtin e tyre në shkallët e stadiumeve. Me një postim në faqen zyrtare, Vora ka falenderuar tifozerinë e tyre.

“Faleminderit nga zemra!

Ekipi ynë nuk do të ishte ky që është pa ju.

Çdo hap në fushë, çdo duel, çdo fitore dhe çdo sakrificë, ka marrë forcë nga zëri juaj.

Ju keni qenë pranë nesh në çdo moment në shtëpi, ku stadiumi dridhej nga emocionet, dhe në transferta, ku largësia nuk ju ndali kurrë.

Ju e keni bërë çdo qytet, çdo fushë kundërshtari, të ndjehet sikur ishte e jona.

Ky ekip, kjo histori, nuk është vetëm e lojtarëve është e juaja!

Ju jeni motivi ynë, arsyeja pse luftojmë deri në minutën e fundit, pse nuk dorëzohemi kurrë.

Së bashku kemi treguar se forca e një skuadre nuk matet vetëm nga ata që zbresin në fushë, por nga ata që e ndjekin dhe e mbështesin pa u lodhur.

Kudo që shkojmë, ju jeni gjithmonë aty.

Dhe ne do të luftojmë gjithmonë për ju.”, shkruan Vora.

Poll

Lexo gjithashtu