Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përmbysje “MADHËSHTORE” kundër Partizanit në derbi, Orges Shehi “transformon” Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbysje “MADHËSHTORE” kundër Partizanit në
Tirana

Tirana mori fitore të jashtëzakonshme kundër Partizanit në derbi (2 - 1), java e 33-të në Superiore, pavarësisht se e mbylli në disavantazh pjesën e parë, aty ku vendosi goli i Human në minutën e 23-të.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, direktivat e trajnerit Orges Shehi mes pjesëve, duket si i bënë mirë bardhebluve, ndryshimi i “marshit” në 45 minutat finale të sfidës.

Kjo përmbysje, është e para për këtë sezon te Tirana, e cila merr vlerë të dyfishtë në një derbi. Sinjal pozitiv se ekipi më i titulluar në Shqipëri po tregon karakter e vendosmëri, madje edhe në disavantazh.

Deri në mbyllje të këtij edicioni, janë në lojë edhe 3 javë, e përkthyer me 9 pikë. Aktualisht Tirana e Shehit mban pozitën e 7-të me 35 pikë, 3 më shumë se Bylisi dhe Vora ndjekëse.

Edhe pse asgjë nuk ka mbaruar, bardheblutë kanë filluar të bindin, jo vetëm në rezultate, por edhe me lojë nën “dirigjimin” e Shehit.           

Poll

Lexo gjithashtu