Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përmbysja e “çmendur” përballë Vorës, Ilir Daja tregon çelësin e suksesit: U bërtita lojtarëve!

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbysja e “çmendur” përballë Vorës,
Ilir Daja

Dinamo ka fituar me përmbysje përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ilir Daja.

“Nuk e mbaj mend fitoren e parë të them të drejtën. 600 ndeshje, është karrierë shumë e gjatë, e ndarë midis dy degëve, grupmoshave dhe trajnerit në Superiore. Gjysmën e këtyre viteve të miat në trajning, janë në atë të grupmoshave. Po themi që është një numër që më bën të ndihem mirë, e shoh një karrierë që nuk e kam pasur nga fillimi, janë shumë ndeshje. Po aq besoj se janë edhe fitoret, kam drejtuar jo vetëm ekipe që kanë luftuar për titull, por edhe ekipe që kanë pasur objektiva të tjera.

Unë do ta ndaja në dy pjesë, pa hyrë te përgjigja e elementëve taktikë. Një trajner s’futet dot në detaje pasi nuk paraqet problematikën deri në detaje, është pjesë e profesionit. Nuk kemi bërë mirë në pjesën e parë, kemi gabuar me Qardakun dhe Beqjan. Në disa zona kishim lojtarë, por nuk ishin të shkallëzuar dhe nuk dilnim me goditje nga një linjë e dytë. Në pjesën e dytë ndryshuan edhe Qardaku me Beqjan. Kërkuam atë që duhet të bënim në pjesën e parë. S’duhet t’i heqim meritat Vorës, gjithmonë ka vendosur në vështirësi ekipet e forta.

E mira për ne është që ndryshojmë nga pjesa e parë në të dytën, kthejmë rezultatin dhe kthehemi te fitorja. Kjo na jep besim sepse e kishim pak të vështirë. Gabim ishte se Qardaku shkonte lart me dy sulmuesit tonë, Vilën dhe Guindon, sepse lëvizi me paravendosje. Ai zinte edhe vendin e një lojtari që mund të merrte atë zonë, Dejvi Bregu apo një tjetër. Qardaku dhe Beqja e bënë këtë duke kërcyer përpara në linjë. Ne nuk kishim lojtarë që të ndryshonim lojën, veç me Ditën dhe Teixeira. Na ndihmoi pak edhe shansi në goditje standarde ashtu edhe penalltia. Në pjesën e dytë kemi bërë mirë sepse Vora duhet respektuar, ka bërë goxha mirë në këtë sezon të parë në Superiore.

Një difekt tjetër i pjesës së parë, Maliqi dhe Neziri nuk ndiqnin linjat e kundërshtarit me vendosjen. E merrnin topin në pozicion të ulët. Duke qenë se Vora luante 4-4-2, pozicionimi i Maliqit dhe Nezirit, do bënte që Nani dhe Bregu të shfaqeshin në zonat që duhej. Kjo ishte problematika që në pjesën e dytë e korrigjuam dhe bëmë mirë.

Ngrita zërin në dhomat e zhveshjes në pushim? Sigurisht. Unë rrallë ndryshoj në kohën e pushimit, gjë të cilën e bëra sot sepse ndoshta nga ngarkesa që kanë pasur me intensitetin e kësaj periudhe, ndryshimin e terreneve, shirave. Pashë që disa lojtarë e kishin marrë lehtë këtë ndeshje. Në fund fare, e kam ngritur zërin. Nuk është se ndodh rrallë”, tha Daja.

Poll

Lexo gjithashtu