Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Përballje e fortë ndaj Vllaznisë”, Edlir Tetova: Unë ruaj identitetin, në fushë vetëm për fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
“Përballje e fortë ndaj Vllaznisë”, Edlir Tetova:
Edlir Tetova

Egnatia do të presë Vllazninë ditën e sotme në “Egnatia Arena”. Përballje kjo që do të startojë në orën 16:00 dhe që është e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit.

Edlir Tetova ka folur në prag të kësaj përballjeje. Trajneri i rrogozhinasve ka vlerësuar Vllazninë, ndërsa nënvizon se ekipi i tij mund të kishte bërë më mirë në fazën e parë, pais mundësinë i kanë patur.

“Vllaznia? Sigurisht është një përballje e fortë mes dy ekipeve që ndodhen në krye të renditjes. Ne e respektojmë Vllazninë si çdo kundërshtar tjetër. Është një skuadër me traditë dhe padyshim meriton vlerësimin maksimal tonin.

Renditja pas fazës së parë? Mendoj se kemi pasur mundësi të bëjmë edhe më shumë, por përderisa jemi në këtë pozicion, do të thotë që e kemi merituar. Jam i kënaqur me atë që kanë dhënë djemtë në fushë dhe me frymën që kanë treguar.

Test karakteri apo vetëm një ndeshje për pikë ndaj Vllaznisë? Është vetëm një ndeshje e javës së dhjetë të kampionatit. Sezoni është i gjatë përpara dhe çdo takim ka rëndësinë e vet.

A mendoni se kjo përballje direkte mund t’ju pozicionojë në krye? Nuk mendoj se duhet të jetë ky fokusi kryesor i ynë dhe në fakt nuk është. Ne jemi të përqendruar te ajo që duhet të bëjmë në fushë dhe synimi ynë është të zhvillojmë lojën tonë.

Vllaznia është në krye dhe me një golavarazh më të mirë. Çfarë nënkupton kjo për ju? Mund ta themi ndryshe: është përballja mes mbrojtjes më të mirë dhe sulmit më të mirë të kampionatit. Ajo që mund të them është se sot do të hyjmë në fushë për të dhënë më të mirën dhe për të luajtur siç dimë ne.

A do të ketë ndryshime në formacion apo strategji në varësi të kundërshtarit? Në fakt, nuk është se ndryshoj shumë në varësi të kundërshtarit. Ne përpiqemi gjithmonë të bëjmë lojën tonë dhe të ruajmë identitetin. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në këtë ndeshje”, ka përfunduar timonieri rrogozhinasve.

Poll

Lexo gjithashtu