
Tirana
Fitorja në derbi ndaj Partizanit ka rritur optimizmin te Tirana për të ndryshuar “marshin” në vijim. Në postimin e radhës të klubit bardheblu, grupi është duke u përgatitur me ritëm të plotë, në vigjilje të ndeshjes me Teutën, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.
Deri në këtë pikë të kampionatit, Tirana grumbullon 5 pikë, e përkthyer me zonën e “ftohtë” në tabelë. Nisja e dobët nga “rekordmenët”e Shqipërisë bëri që të kishte edhe një “kurban”, largimi i ish-trajnerit Vangjel Mile.
Duhet thënë se kryeqytetasit zhvilluan një merkato verore shumë aktive, por afrimet “big” deri në këtë fazë kanë mbetur të tilla vetëm në “letër”.
Poll