
Pasi ka përfunduar fazën përgatitore me disa ndeshje miqësore të zhvilluara, Vllaznia do të nisë së shpejti rrugëtimin europian. Kuqeblutë do të zbresin në fushë ditën e enjte ndaj Daugavpils për sfidën e parë kualifikuese të Conference League.
Klubi shkodran kërkon mbështetje maksimale në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme. Me një postim në faqen zyrtare, Vllaznia i ka bërë thirrje tifozëve të blejnë biletën e tyre për ndeshjen e orës 20:00
“Edhe 3 ditë na ndajnë nga sfida e parë europiane!
Vllaznia përballet me BFC Daugavpils në raundin e parë të UEFA Conference League.
Bli biletën tënde tani:
Biletaria e stadiumit “Loro Boriçi” – sipas orareve:
7 Korrik | 17:00 – 20:00
8 & 9 Korrik | 10:00 – 13:00 & 17:00 – 20:00
10 Korrik | 10:00 – 13:00
Online në: www.al.ebileta.al
Në stadiumin “Elbasan Arena” – ditën e ndeshjes
Bashkë në mbështetje të kuqebluve!
Forca Vllaznia”, shkruan klubi kuqeblu.