Partizani
Skuadra e Partizanit po përjeton fantastike në Superiore. Ndikimi i trajnerit Oltijon Kërnaja ka dhënë efekt në kohë të shkurtër. Pas 3 fitoresh radhazi, “Demat e Kuq” do kërkojnë të befasojnë Egnatian në Rrogozhinë, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në Superiore.
Lajm i mirë për këtë duel te kryeqytetasit është rikthimi i mesfushorit Redon Ismaili. Lojtari 23-vjeçar ishte jashtë kundër Flamurtarit, për shkak të kartonëve të verdhë, por tashmë është gati.
Një “armë” shtesë në mesfushë. Vlera e Ismailit sipas “Transfermarkt” shkon deri në 200 mijë euro. Futbollisti në fjala ka 14 prezenca këtë sezon me Partizani, tregues se është “thelbësor” në ekip.
Poll
