Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani vazhdon përgatitjet intensive, “Demat” njoftojnë edhe një miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani vazhdon përgatitjet intensive, “Demat” njoftojnë
Ekipi i Partizanit në stërvitje

Partizani vazhdon që të përgatitet me intensitet të lartë në Ohër. Skuadra, nën drejtimin e Skënder Gegës nuk po ndal ritmin, duke u përgatitur fort për ndeshjet e Kupave të Evropës.

Ndërkohë, sonte në mbrëmje, përveç informacionit të përgjithshëm mbi stërvitjen, klubi i kuq ka njoftuar edhe një test miqësore. Nesër, duke nisur nga ora 17:30, Partizani do të luajë një ndeshje miqësore përballë Rabotnickit, në stadiumin e Strugës.

Postimi i FK Partizani:

Ekipi ka mbyllur sot ditën e 8-të të përgatitjeve në Ohër. Në drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit teknik, grupi i lojtarëve vijon të stërvitet me ngarkesa të larta duke mos e ulur ritmin përgjatë këtyre ditëve. Të martën skuadra do të zhvillojë testin miqësor ndaj Rabotničkit. Takimi Rabotnički - Partizani do të luhet në orën 17:30 në stadiumin e qytetit tê Strugës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga