Ish-arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini, ka dhënë versionin e tij për ndeshjen Partizani – Vllaznia, e fituar 2 – 0 nga ekipi shkodran. Jemini ka dalë kundër vendimit të arbitrit Juxhin Xhaja, përsa i takon golit të dytë nga Isgandarli, cili u konsiderua për pozicion jashtë loje.
“Në ndeshjen kundër Vllaznisë, te goli i dytë i konsideruar pozicion jashtë lojë, Partizani është vjedhur. Te goli i Isgandarlit, ky rast nuk mund të kalojë për 4 sekonda. Kërkon të paktën 2-3 minuta.
Në momenti që ka gabuar mbrojtësi i Vllaznisë në largim, lojtari i Partizani nuk është më pozicion jashtë loje. Futbollisti i Partizanit nuk është aktiv fare në atë moment.
Duhet të kuptojmë, është para lojtari i Vllaznisë, por mënyra se si është interpretuar është gabim. Goli i dytë nga Isgandarli për mua është i rregullt.
Duhet interpretuar, sepse këtu është problemi. Te ky rast nuk ka punë fare asistenti. Këtë punë e zgjedh kryesori. Ky është vendimi i kyesorit. Minimumi i tij ishte që ta rishikonte në VAR”.
