Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani merr "epërsinë" ndaj Tiranës pa zbritur akoma në fushë, zbulohet arsyeja që do t'iu habisë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani merr "epërsinë" ndaj Tiranës pa zbritur akoma
Partizani

Partizani do të zbresë në fushë në orën 19:00 për derbin e kryeqytetit përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Abissnet Superiore. 

Teksa akrepat po lëvizin me shpejtësi, duke bërë që emocionet të rriten në të dyja kampet, duket se "Të Kuqtë" e kanë një avantazh ndaj rivalëve të përjetshëm.

Bëhet fjalë për vlerat e lojtarëve në treg, ku "Demat" mposhtin bardheblutë sa i takon vlefshmërisë në skuadër. Në momentet që flasim, klubi i kuq vlen plot 6.60 miliionë euro, 2.28 milionë më shumë se Tirana e cila ka vlerën e 4.88 milionë eurove.

Lojtari më i shtrenjtë në kampin e Partizanit është Rowan Human i cili vlen 500 mijë euro, ndërsa tek Tirana "nderohen" me Freddy Alvarez që kushton plot 700 mijë euro.

Përndryshe "Air Albania" do të jetë dëshmitari i një ndeshje spektakolare, e cila pritet të mbërthejë spektatorët në stadium dhe ata që do të jenë përballë ekranit. 

 

Poll

Lexo gjithashtu