Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani më i miri në Superiore, STATISTIKAT e rikthejnë në krye

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani më i miri në Superiore, STATISTIKAT e rikthejnë në
Partizani

Partizani duket se me Oltijon Kërnajën është rikthyer te rezultatet pozitive. “Demat” janë skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në 5 javët e fundit të Superiores, ku padiksutim gjithçka kulmoi edhe me triumfin në derbi.

Të kuqtë ia kanë dalë të sigurojnë 3 fitore dhe 2 barazime në 5 javët e fundit, duke lënë prapa skuadra si Elbasani kryesues, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia që bëjnë pjesë në “Final – Four”.

“Demat” ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikët ndaj Teutës me shifrat 3-2, ndaj Bylisit me shifrat 1-0 dhe ndaj Tiranës 2-0. Ndërkohë janë ndalur në barazim  1-1 me Vllazninë dhe 0-0 me Elbasanin.

Dhe nga pikët e grumbulluara gjatë kësaj periudhe, 11 të tilla, e “rikthejnë” Partizanin në krye të klasifikimit, teksa ndiqet nga Egnatia me 9 pikë, po me kaq pikë edhe nga Elbasani, teksa Vllaznia ka grumbulluar vetëm 5 pikë dhe Dinamo 8.

Poll

Lexo gjithashtu