
Rikthimi i Xhuliano Skuka te Partizani ka sjellë tjetër frymë në ekip. Jo vetëm në grimtën që sulmuesi përcjell, por ashtu edhe në finalizim. Pikërisht futbollisti në fjalë gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë të “Demave të Kuq” në raundin e parë të Conference League kundër Kalju.
Jo më kot ai ka fituar edhe besimin e grupit, ku i është besuar shiriti i kapitenit. Mardhënia e ngushtë me tifozët është një tjetër “armë” e fortë për Xhulianon. Nëse i referohemi statistikave, Skuka e ka djerësitur fanellën e Partizanit në 66 ndeshje në toatë, e përkthyer me 29 gola dhe 11 asiste, bomber i vërtetë.
Nëse 26-vjeçari mban këtë uri edhe në edicionin e ri, sikurse Kupat e Evropës, Skuka do të jetë një “tmerr” për mbrojtjet rivale. Kontrata e tij me “Demat e Kuq” është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.