Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani i jep “leksion” rivalëve në Superiore, Ylli Aga: Skuadra është duke bërë maksimumin me grupin e lojtarëve që ka

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i jep “leksion” rivalëve në Superiore, Ylli Aga:
Ylli Aga

Drejtori i “SuperSport” Ylli Aga ka komentuar formën në ngritje të Partizanit në Superiore. Trajneri Kërnaja ka arritur të bashkojë elementët dhe t’i bëjë që të funksiojnë si një “trup” për t’u ngjitur në renditje.

Pas 16 javësh, “Demat e Kuq” grumbullojnë 23 pikë, pozicioni i 6-të në tabël, 3 pikë më pak se Vllaznia, teksa shkodranët mbajnë vendin e 4-të.

Në 5 ndeshjet e fundit të Superiores, të kuqtë kanë serinë më të mirë, 5 ndeshje pa humbje, e thënë ndryshe 11 pikë nga 15 të mundshme.   

“Fitore e 3-të radhazi për Partizanin. Vinte pas një momenti delikat për pozitën e renditjes. Tashmë, ata janë pranë zonës së 4 ekipeve më të mira.

Një skuadrër me goxha elementë të rinj, që fitoret e ndihmojnë në këtë pjesë të kampionatit. Skuadra është duke bërë maksimumin me grupin e lojtarëve që ka”, tha Aga.      

Poll

Lexo gjithashtu