
Vetëm 1 pikë në 5 ndeshje, bilanc i mjerueshëm te ekipi i Partizanit në Superiore. Kjo gjëndje e vështirë ka ndikuar në largimin e trajnerit Mladen Milinkovic. Pas 6 javësh në elitën e futbollit shqiptar, “Demat e Kuq” mbajnë vendin e parafundit në tabelë.
Më këtë ritëm, kryeqytetasit kanë vetëm një objektiv, mbijetesën. Nëse marrim në konsideratë vlerësimet e “SofaScore” për lojtarët e Superiore nga të gjitha klubet, sezoni 2025-2026, vetëm Vusal Isgandarli ndodhet në top-50 nga Partizani me notën më të lartë, 6.94.
Sulmuesi 29-vjeçar është i vetmi që “fener ndriçues” në ekip, e përkthyer me 2 gola. Ndeshja e radhës për “Demat e Kuq” do të jetë karshi Flamurtarit në transfertë dhe shpresat për një rezultat pozitive janë të “vakta”.
