Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani dhe Tirana “kopjojnë” njëra-tjetrën, DETAJI që bën “bashkë” rivalët e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani dhe Tirana “kopjojnë” njëra-tjetrën, DETAJI
Partizani - Tirana

Partizani dhe Tirana këtë sezon janë shumë larg pritshmërive dhe aktualisht ndodhen në zonën e ftohtë të klasifikimit. Sipas paraqitjeve të bëra deri më tani, ekipet e kryeqytetit do të luftojnë për mbijetesën.

“Demat” kanë 3 pikë më shumë se bardheblutë, teksa pas 10 ndeshjesh kanë grumbulluar 9 pikë, kundrejt 6 të ekipit të Ardian Nuhiut. Të kuqtë kanë siguruar 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje, ndërsa bardheblutë kanë 1 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.

Ekipi i Oltijon Kërnajës ka shënuar 4 gola, ndërsa ka pësuar 13. Nga krahu tjetër “djemtë” e Nuhiut kanë shënuar 8 gola dhe kanë pësuar 17. Por detaji që bën bashkë dy rivalët e përjetshëm është diçka tjetër.

Të dyja skuadrat pas javës së 10-të të kampionatit kanë golavarazhin -9. Kjo tregon se të dyja skuadrat nuk kanë saktësinë e duhur para porte, ndërsa bashkë me Flamurtarin kanë mbrojtjet më të këqija të sezonit.  

Poll

Lexo gjithashtu