Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani bën “ligjin” në javën e 26-të, Oltijon Kërnaja “leksion” kampionëve (FORMACIONI I JAVËS)

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani bën “ligjin” në javën e 26-të, Oltijon
Formacioni i javes

Java e 26-të në Superiore prodhojë 13 gola, ndërsa kryefjalë ishte fitorja e pastër nga Partizani kundër kampionëve të Egantias. “Newsport” ka përzgjedhur formacionin më të mirë të fundjavës që lamë pas, aty ku bie në sy dominimi i “Demave të Kuq”, me 3 lojtar dhe trajnerin Kërnaja:            

Roberts Ozols (Bylis): Sulmuesit e Elbasanit e kthyen portën e Bylisit në “pikë qitje”, por portieri Ozols pranojë vetëm një gol dhe nxorri me pikë nga “Elbasan Arena” ekipin ballshiot.

David Atanaskoski (Partizani): Në krahun e majtë të mbrojtjes, Atanaskoski rezultoi i pakalueshëm për rivalët në linjë, ndërsa i dha “spunto” të tijëve me inkursionet të shpejta, adresim i krosimeve nga krahu drejt qendrës.

Bruno Lulaj (Elbasani): Edhe pse Elbasani nuk kishte rivalin e duhur për të matur forcat, Lulaj ishte aty, sa herë që u nevojit kontributi i qendërmbrojtësit në spastrimin e zonës dhe koordinimin me pjesën tjetër të prapavijës.

Aurel Marku (Bylis): I saktë, efikas dhe këmbëngul në qendër të prapavijës, karakteristikat e kapitenit Marku kundër sulmuesëve të Elbasanit. Edhe pse është vetëm 21 vjeç, Aurel Marku vazhdon të demostrojë karakter dhe “busull” në repartin defensive.

Esat Mala (Vllaznia): Në linjë, Mala ishte thjesht i jashtëzakonshëm kundër Tiranës, ndeshje e fituar 3 – 1 nga Vllaznia. 27-vjeçari kontriboi me 2 asist, ndërsa efikasiteti i Malës po bëhet gjithmonë e më shumë i rëndësishme për trajnerin Edi Martini te kuqeblutë.

Xhoeli Maçolli (Teuta): Ringritja në rezultate dhe lojë te Teuta i atribohet edhe rendimentit të mesfushorit Maçolli, e treguar më së miri ndaj Flamurtarit, ndonëse durrsakët nuk shkuan më shumë se barazimi 1 – 1. Trajneri Dobi ka fituar siguri në manovrat e Xhoeli Maçolli.

Rowan Human (Partizani): Trajneri Oltijon Kërnaja ka “transformuar” mesfushorin me pririej ofensive Roëan Human. Lojtari nga Afrika e Jugut ka rifituar besimin, ndryshe nga sa ndodhte në javët e para të këtij sezoni. Kjo qasje u prezantua karshi Egnatias.

Valentino Murataj (Partizani): Mesfushori ofensive Murataj i dha “udhë” fitores 2 – 0 të Partizanit ndaj Egnatias që në minutën e 8-të.

Dejvi Bregu (Dinamo): Ndonëse nuk gjeti golin kundrejt Vorës, Bregu shërbeu si “udhërrëfyes” në fazën ndërtuese. Fakti që “blutë” u rikthyen te fitorja pas shumë javësh në Superiore, i jep më shumë “kredite” lojës së prodhuar nga Bregu.

Charls Bismark (Vllaznia): Vllaznia u gjend në disavantazh nga goli i Xhixhës, por pak minuta më vonë sulmuesi Bismark vendosi ekuilibrat, duke “zhdukur” pasiguritë. Pikërisht goli i ganezit ia bëri më të lehtë përmbysjen kuqebluve.

Erald Maksuti (Flamurtari): Talenti shkodran Erald Maksuti po tregon formë mbreslënëse te Flamurtari këtë sezon, ndonëse tempi i 21-vjeçarit me gola dhe kreativitet para portës nuk ka lidhje me gjendjen ku ndodhet ekipi vlonjat. Sa herë që Maksuti binte në kontakt me topin apo prej tij ndërtoheshin kundërsulmet, ai kthehej në rrezik për mbrojtësit e Teutës.

Trajneri i Javës – Oltijon Kërnaja (Partizani): Kërnja u tregua “shahist” ndaj Egnatias dhe Edlir Tetovës. Jo vetëm që Partizani i zuri në befasi rrogozhinasit që në minutat e para, por edhe ishte “dora” e trajnerit në menaxhimin e fitores.                    

Poll

Lexo gjithashtu