
Teuta
Teuta do kërkoj të bëjë surprizën në edicionin e ri të Superiores. Edhe pse në edicionin e kaluar ata patën vështirësi në gjetjen e vazhdimësisë, ndësa do tentojnë që këtë eksperiencë “negative” ta hedhin pas krahëve sa më shpejtë të jetë e mundur.
Fazën përgatitore ekipi durrësak e kaloi në Poloni, teksa tashmë kanë arritur në atdhe. Pas një pauze 24-orëshe, “Djemtë e Detit” janë kthyer në fushë me ritëm të plotë.
Ndeshja e parë për Teutën është planifikuar kundër Dinamos në “Niko Dovana”. Ja postimi i skuadrës bregdetare: “Pas një pauze 24-orëshe, djemtë rikthehen në fushë me energji të reja dhe fokus maksimal për sfidat që na presin”.
Poll